Ndarja e parakohshme nga jeta e punonjëses së bashkisë Durrës Lindita Qerimi (Golemi) ka shkaktuar dhimbje dhe hidhërim tek familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Specialisja e marrëdhënieve me publikun është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare, duke lënë pas vajzën e saj të vetme, por edhe dy prindërit arsimtarë.
Ish-kolegia e saj në bashki, ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Drita Rubjeka, përmes një postimi në rrjete sociale, shpreh dhimbjen e saj të thellë për këtë humbje, pasi siç shprehet vetë ajo Lindita ishte “vajza e mençur, e formezuar vetem me virtyte, vetem me buzeqeshje, pa e shfaqur dhimbjen e luftes per jeten, shembull dhe sinonim i qendreses pertej mbijeteses”.
Ndërsa mjekja Giselda Deliallisi, në një koment të saj e quan Linditën, pacienten më solare të dializës.
“Ngushellime familjes. E vetmja paciente solare e Dializes, çdo seance te priste me buzeqeshje dhe me nje liber ne dore qe e lexonte me shume durim, duke dhene nje mesazh shume te forte per te gjithe pacientet e tjere “ Jeta eshte e bukur dhe duhet ta jetojme pa dhimbje”! Shpirti i bukur u prefsh ne paqe”,
Postimi i plotë i ish-drejtoreshës Rubjeka:
Sot dhimbja ka trajten e lotit qe dhemb per kolegen e shumeviteve!
Lindite, ti, vajza e mençur, e formezuar vetem me virtyte, vetem me buzeqeshje, pa e shfaqur dhimbjen e luftes per jeten, shembull dhe sinonim i qendreses pertej mbijeteses, vajza e prinderve mesues model nder breza, mama e perkushtuar e bijes se vetme, sa shume biseda e kujtime me ty e sa shume shprese mbajti shpirti yt……
Linda, engjell, yjezo shpirt i bukur!
Te perqafoj me rrjedhen e trajtes se lotit, duke ndjere perqafimin tend si ne diten kur u ndame bashke!
Ç’fjale ngushelluese t’i shkruaj mesuese Natashes dhe mesues Agronit….!
Lindaaaaaa






