Angli, 30 prill 2014 – Mesa duket kanë vendosur që secili të shkojë në rrugën e tij, pasi, sipas miqve të tyre, ndarja ka qenë shumë miqësore dhe civilizuese.

Pa kaluar as edhe një muaj që nga dalja hapur si çift në publik, dhe trashëgimtari i kurorës britanike, tashmë i tretë në radhë, princi Harry është ndare nga partnerja e tij simpatike Cressida Bonas.

Javët e fundit, në fakt dukej se diçka nuk shkonte mirë në marrëdhënien tashmë dy vjeçare të çiftit.

Sipas burimeve pranë tyre, ndarja ka qenë realisht shumë miqësore. Sipas disa zërave, Cressida ishte një vajzë, e cila nuk ishte në lartësinë e duhur për oborrin mbretëror, por sipas disa thashethemeve të tjera, Cressida 25 vjeçare është shumë fokusuar në karrierën e saj dhe natyrë shume e pavarur, ndërkohë që Harry, tashmë 30 vjeçar, konsiderohet më shumë konservator në këtë drejtim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/