Ndaj Gjeorgjisë ndoshta shansi i fundit. Kombëtares tonë i duhet një “shkundje” e fortë, jo vetëm për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup, por mbi të gjitha për të përmirësuar humorin brenda grupit.

Humbja 2-0 ndaj Çekisë, ishte e rëndë jo për rezultatin, se sa për performancën e djemve tanë kuqezi në Pragë. Një skuadër e paorientuar, që hasi shumë vështirësi për të finalizuar akisonet e pakta që krijoi. Në Tbilisi na pret një kundërshtar shumë i fortë. Gjeorgjia vjen edhe ajo pas një humbje, teksa Kvara me shokë u mposhtën ndaj Ukrainës, por megjithatë ata kryesojnë Grupin B1 me 6 pikë.

Humbja e Shtatorit, tregoi se kombëtarja gjeorgjiane ishte një ekip shumë i fortë, ndaj të cilit për të fituar duhet të djerisësh shumë, e aq më tepër që sfida luhet në Tbilisi, e komplikon edhe më shumë situatën për ekipin tonë.

Uefa i ka besuar sfidën mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, një prej arbitrave më në zë në kontinent, holandezit Danny Mekkelie. Ai ka qenë fatsjellës për kuqezinjtë tanë, teksa në dy sfidat e fundit që ka drejtuar Shqipërinë, ekipi ynë përfaqësuar ka arritur të marrë fitore të rëndësishme si ajo ndaj Hungarisë 0-1 në vitin 2021 me gol të Brojës,  apo edhe fitorja e një vit më parë 3-0 në kryeqytet ndaj Çekisë.Megjithatë, bookmakers për këtë sfidë anojnë dukshëm nga ana e gjeorgjianëve, fitorja e të cilëve kuotohet me koeficientin 1.95, barazimi 3.30 dhe fitorja e kuqezinjve tanë me koeficientin 4.00.