Ndalesa e radhës e “Koncert në karantinë” ishte lagjja nr.5 në Durrës. Koncerti nisi me himnin kombëtar, të cilin e kënduan edhe banorët nga shtëpitë e tyre.

Në ndryshim nga herët e tjera, për vetë pozicionin e këtij kryqëzimi, shpesh gjatë performancës së artistëve durrsakë kalonin ambulanca të Urgjencës, të cilat priteshin me duartrokitje nga banorët, në shenjë nderimi për bluzat e bardha që në këto ditë të vështira janë në ballë të luftës me Covid-19.

Një surprizë gjatë koncertit ishte lidhja telefonike me aktorin e njohur të humorit durrsak, Muharrem Hoxha, i cili dhuroi momente gazmore me batutat që e kanë bërë të famshëm.

Gjatë koncertit, një falenderim i veçantë nga nismëtari Ardi Omeri shkoi për efektivët e rendit dhe të Policisë Bashkiake, që kanë garantuar mbarëvajtjen e koncertit përgjatë 6 ditëve të tij.

Ndalesa e rradhës do të jetë ditën e nesërme, në lagjen nr.2, pranë gjykatës.

*Pamjet filmike dhe fotot studio Adi Domi