Ndalimi i hyrjes së mallrave serbe nga Albin Kurti u miratua pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ndërkohë ata janë liruar, por vendimi për ndalimin e importit të mallrave nuk është hequr. Ajo prek drejtpërdrejtë serbët në Kosovë, të cilët më së shumti blejnë mallra serbe, por indirekt edhe të tjerët.
“Ka ende mallra serbe, disa artikuj në sasi më të mëdha dhe rezervat janë ende në qarkullim. Disa artikuj janë zhdukur, si disa lloje të ujit, birrë, ëmbëlsira, çokollata. Do të shohim sa do të zgjasë kjo situatë.”
Tregtarët me shumicë, kryesisht shqiptarë, e kompensojnë mungesën e mallrave serbe me mallra nga pjesët e tjera të rajonit.
“Gjëja më e keqe është se është krijuar opinioni se ne importojmë vetëm biskota nga Serbia. Nëse analizoni strukturën e importeve nga Serbia, rreth 83 për qind e importeve madje edhe lëndët e para. Kjo është ajo që finalizon produktet e prodhuara në Kosovë. Në këtë kontekst, nëse dëmtohet dikush atëherë dëmtohet ekonomia jone. E gjithë kjo po kontribuon edhe në rënien e eksporteve të Kosovës.”
Për sa i përket vëllimit të produkteve serbe, gruri dhe hekuri janë në krye. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për muajin Qershor të këtij viti, dërgimi i mallrave nga Serbia ishte 13 milionë Euro, 30 për qind më pak se në Qershor të vitit të kaluar.
“Një drejtim është krijimi i armiqësisë së mëtejshme dhe mosbesimit mes popullit serb dhe qeverisë së Kosovës, Problemi i dytë po shkaktohet rritja e inflacionit në Kosovë. Problemi i tretë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe radikalizimi i situatës me vendet e Kuintit.”
Ekonomistët theksojnë se ndalimi i mallrave ndikon në konkurrueshmërinë e çmimeve, në rritjen e inflacionit dhe në këtë mënyrë sjell një rritje të çmimeve të ndjerë nga të gjithë konsumatorët pavarësisht etnise së tyre.
Sipas tyre vendimi i qeverisë në Prishtinë nuk është vetëm i natyrës ekonomike dhe sociale, por ndikon edhe në thellimin e mosbesimit dhe e ngre rrezikun politik dhe të sigurisë në nivel më të lartë.
Në pakon e masave për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare nuk ka theksuar tërheqjen e vendimit për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe. Vendimi i qeverisë në Prishtinë është gojor dhe nuk është i regjistruar askund, por duhet që të zbatohet.