Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është e vendosur të ndjekë shembullin e Australisë për ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Në një video të postuar nga vetë presidenti francez, ai tha se që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, telefonat celularë në shkolla dhe përdorimi i mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç do të ndalohen.

Presidenti francez kërkon më pas një përshpejtim të procesit ligjor, pasi sipas një raporti nga autoritetet shëndetësore franceze, një në dy adoleshentë kalon dy deri në pesë orë në ditë në telefonat e tyre celularë; Rreth 90% e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç kanë qasje në internet nëpërmjet telefonave celularë; 58% e tyre i përdorin pajisjet e tyre për rrjetet sociale dhe përdorimi i rrjeteve sociale ka shumë efekte të dëmshme.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje. Emocionet e tyre nuk janë në shitje, as nuk duhet të manipulohen, qoftë nga platformat amerikane apo algoritmet kineze”, thotë fillimisht Emmanuel Macron në video.