Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme dhjetë efektivë policie.
Katër efektivë të komisariatit nr. 5 dhe gjashtë efektivë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor u ndaluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit.
Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi disa mujor nga ana e Krimit Ekonomik dhe SHÇBA-së. Dyshohet se ata favorizonin ndërtime pa leje në Kamëz.