Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 12 shtetas të  huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia, për të  shkuar në Malin e Zi.

Sipas burimeve policore, klandestinët janë kapur në segmentin rrugor Llongo-Vrisera në hyrje të fshatit Vrisera, të cilët po udhëtonin më këmbë.

Më pas, këta shtetas u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavijë për veprime të mëtejshme, ku pas marrjes në pyetje, rezultoi ata ishin me shtetësi Marokene.

Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania. Pas verifikimit, këta shtetas janë dërguar te “Qendra e Mbyllur Kareç” në Tiranë.