SARANDË, 10 mars 2013– Ndalohen katër shtetas siriane në qytetin e Sarandës, të cilët kishin hyre ilegalisht në vendin tonë përmes kufirit me Greqinë.
Ndalimi i tyre u bë ditën e sotme në lagjen “numër 1” të qytetit të Sarandës.
4 klandestinët sirianë kishin si synim të shkonin drejt veriut të Shqipërisë dhe më pas kalimin në Malin e Zi.
Kjo është hera e dytë, që në qytetin e Sarandës, kapen shtetas sirianë.
Pak ditë më parë 4 sirianë u kapën në lagjen “Agjencia”, dhe prej Sarandës, destinacion të fundit kishin Austrinë.
Ndërkohë ditën e djeshme, Policia e Gjirokastrës ndaloi 10 shtetas të huaj, përkatësisht pesë marokenë dhe pesë sirianë, që kishin hyrë ilegalisht nga Kakavija në territorin shqiptar.
Policia shpalli në kërkim edhe dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin organizatorë të këtij trafiku kundrejt një fitimi të caktuar.





