Disa pjesëtarë të fisit Çapja janë ndaluar në Elbasan gjatë një operacioni kontrolli që është ndërmarrë nga policia e Shtetit dhe FNSH.

Pritet që në minutat në vijim të kenë detaje lidhur me këtë operacion.

Operacionet janë drejtuar nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato. Flitet momentalisht per 3 persona te ndaluar.

Mësohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy pistoleta dhe një minë me telekomandë.

Ish ministri Fatmir Xhafaj përmendi fiset e Çapajve dhe Çelajve, si të ashtuquajtura të fortët e Elbasanit.  Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale.