Dy persona që ishin në kërkim, një nga Shkodra dhe një tjetër nga Durrësi, janë ndaluar nga uniformat blu.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim G. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka blerë produkte në një dyqan në lagjen nr. 1, me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar.
Komisariati i Policisë Durrës ndaloi shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.





