Dy persona që ishin në kërkim, janë ndaluar nga Policia e Durrësit.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu, u ndalua edhe shtetasi në kërkim Xh. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.