Dy persona në kërkim nga Durrësi janë ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimit.

Kështu, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim M. P., 29 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi në kërkim V. A., 38 vjeç, për veprën penale “Kallëzim i rremë”. Ai akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë, sikur i kanë vjedhur automjeti, por në fakt ishte kallëzim i rremë.