Dy pjesëtare të FSK-së janë ndaluar për disa orë në kufi nga policia serbe.
Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani përmes një postimi në "Facebook" ka thënë se Serbia po e vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së.
Ai ka thënë se pjesëtarët serbë u ndaluan për orë të tëra.
Ramadani ka kërkuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtyre sjelljeve të Beogradit.
Postimi i plotë:
Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet.
Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm.
Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin.