Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit Kreshnik Farruku Budlla 51 vjeç dhe vëllanë e tij Erneo Farruku, 37 vjeç, të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Policia e Durrësit informon se këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.
Lexoni edhe: