Një hotel i ri ka hapur dyert e tij në Majorca dhe e veçanta është se asnjë burrë nuk lejohet të hyjë aty.
"Som Dona Hotel" në Porto Cristo është hapur ekskluzivisht për gratë e moshës 14 vjeç e lart, të cilat kërkojnë të shkëputen nga stresi i jetës së përditshme.
Resorti ka 39 dhoma, një pishinë, tarracë në çati dhe një qendër me masazhe e trajtime fytyre.
Ky është hoteli i parë i hapur vetëm për gratë në Spanjë dhe qëndrimi aty kushton duke filluar nga 75 paund për një natë.





