Policia Kufitare e portit të Durrësit ka ndaluar dy të rinj të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar shtetasit Emanuel Ndoj, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Edmir Salla, 29 vjeç, lindur në Cërrik.

Mësohet se Ndoj është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 2 vjet burg për veprën penale "Mbajtje pa leje e armeve luftarake", parashikuar në nenin 278/3 te Kodit Penal.

Ndërkohë Edmir Salla ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.04.2017, në Komisariatin e Policisë Nr.3, Tiranë ka bërë kallëzim shtetësia D.Ç. duke deklaruar se 29-vjeçari shtetasi i mësipërm e ka përndjekur në mënyrë të përsëritur.

Për veprime të mëtejshme, ky shtetas iu dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë.