Policia ndalon një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë ndaluar shtetasin në kërkim M.S., 24 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.