Ndalohet një 33-vjeçar në kërkim nga Durrësi, i dënuar me burg për dy vepra penale.

Në pranga ra Erdi Çena, 33 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.