Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia e Lushnjes. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu policia thotë se ka dyshime se ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj, 11 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, njoftoi policia.