Një 45-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim është ndaluar ditën e djeshme.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet V.D., vjeç 45, banues në Durrës, u ndalua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, Seksioni për narkotikët.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e ka dënuar shtetasin e arrestuar, me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Nenet 283/a/1 e 22 të Kodit Penal.