FIER, 01 mars 2013– Policia e Fierit ka ndaluar sot në fshatin Vajkan një autobot që transportonte rreth 20 tonë naftë kontrabandë. 

Mësohet se kapja e autobotit me targë CR 4344 B është bërë pas sinjalizimeve, se ishte vjedhur naftë në zonën Kallm. 

Policia ka mundur të arrestojë edhe dy persona të tjërë për vjedhje. Ata janë Olsi Sulaj 26 vjeç dhe Bujar Kasa 41 vjeç 

Këta shtetas akuzohen edhe për falsifikim të stampave, vulave e formularëve.