57 vjeçari Nj.Z., banues në Durrës është prangosur nga policia e Kavajës, pasi akuzohet për plagosjen e dy këmbësoreve me automjetin e tij tip Benz.

57 vjeçari ka aksidentuar dy femra të moshës 49 dhe 34 vjeç, ndërsa po udhëtonte në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Ndërsa ishte në timon, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur rreth orës 04.30 të mëngjesit të së mërkurës me mbrojtëset anësore të rrugës duke dëmtuar këmbësoret N.D. dhe B.H., banuese në Durrës.

Mësohet se dy shtetaset janë dërguar në spital dhe fatmirësisht kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Policia po heton mbi shkaqet që detyruan 57 vjeçarin të humbte kontrollin e mjetit.