Ndalohet një shtetas nga Durrësi në kërkim, i dënuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Policisë Rrugore në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit B.Muska 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj dhe 12 ditë  burgim për veprën penale “Shkelja e  rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/4  të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.