Durrës, 17 mars 2014 – Paraditen e së hënës, efektivët e komisariatit të policisë së Durrësit kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar Fatjon Vrioni, banor i lagjes nr.1 të qytetit bregdetar. Kohë më parë ky shtetas ishte dënuar në mungesë nga gjykata e rrethit me 8 muaj burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





