Policia ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi në kërkim nga Durrësi, të dënuar me 3 vjet burg për mashtrim.
Ndalimi i 41-vjeçarit me iniciale M.M., u bë i mundur nga ana e Seksionit kundër krimit ekonomik e financiar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.10.2017 u ndalua shtetasi në kërkim M. M. 41 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 164/3 datë 30.11.2016 e ka dënuar me tre vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/2 Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





