Autoritetet kosovare nuk kanë lejuar sot në Jarinjë të kalojë një automjet në të cilin kishte dinarë serb.
Mediat lokale në gjuhën serbe kanë raportuar sot se Banka Popullore e Serbisë ka thanë se fondet ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.
Lidhur me këto raportime Telegrafi ka pyetur Doganën e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci në një përgjigje me shkrim ka thënë se palës serbe u kanë sqaruar se nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare pa autorizim.
“Përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinjë se nëse mund të importojnë para. Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka thënë Stavileci.
Siç raportojnë mediat në gjuhën serbe dinarët ishin të destinuar të transportohen në kasafortën e Bankës Kombëtare të Serbisë ne Leposaviq.