– Athina i konsideron ata sikurse shqiptarin Marin Mema “të rrezikshëm” dhe “armiq të shtetit” helen
SHKUP, 9 qershor 2013 –Greqia ka kthyer në kufi dy gazetarë maqedonas, Goran Momirovski dhe Ivana Kostovska, duke i konsideruar persona non grata, pasi në dokumentet zyrtare përshkruhen si “të rrezikshëm” dhe “armiq të shtetit”, njofton agjencia maqedonase e lajmeve MINA.
Momirovski dhe Kostovska kanë raportuar dhe shkruar për ato qytete në Greqi, ku banorët maqedonas etnikë përbëjnë shumicën.
Në njoftimet e tyre nuk kishte ‘thirrje për sulm’ ose ndonjë lloj ‘nacionalizmi’, ndërkaq, Kostovska dhe Momirovski citonin vendas dhe shkruanin mbi jetën e tyre të përditshme dhe sfidat.
Ata u përpoqën madje dhe në disa raste intervistuan zyrtarë grekë.
Megjithatë, me sa duket, gazetarët maqedonas nuk janë të vetmit që u ndalohet hyrja në Greqi përjetë.
E njëjta gjë ndodhi me Marin Memën, gazetar shqiptar që punon në Top Channel.
Ai bëri një raport pas vizitës në rajonin e Çamërisë duke folur për popullsinë çame, thotë MINA.
Pasi historia e tij u transmetua në TV shqiptar, Mema u përpoq të hynte në Greqi për arsye personale dhe i ishte paraqit i njëjti dokument që iu tregua Momirovskit dhe Kostovskës. Memës iu tha nga policia kufitare se ishte 'armik i shtetit’ dhe nuk do të lejohej të hynte në Greqi përgjithmonë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





