Policia e Lushnjes ka ndaluar 43-vjeçarin Altin Dhamo, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së përbërë të betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së përbërë të betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.