Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi, i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë.
Burime policore të Drejtorisë së qarkut Durrës bëjnë të ditur se është ndaluar shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika), 31 vjeç, banues në Krujë.
Për shtetasin në fjalë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr. 274, datë 08.10.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve në ambjente të hapura pubike pa leje të organeve kompetente shtetërore”.
Ngjarja
Adrian Gjebeshi (Merlika) dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2015, ku rreth orës 21:00, në lagjen Nr.1, në qendër të qytetit të Krujës, për motive të dobëta dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N. 25 vjeç, banues në Krujë.





