Një i ri nga Ballshi nën shoqërinë e një femre 10 vite më të madhe nga Himara nuk i janë bindur urdhrit të policisë së Elbasanit për të ndaluar, gjë që shtoi dyshimet e policisë për t’ju vënë nga pas.

Specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor arritën të ndalonin automjetin me targa AA718AX drejtuar nga shtetasi Ervin Lamaj dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë dhe konstatuan drogë brenda tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa
  • Tre telefona celularë të markave të ndryshme
  • Automjetin që drejtohej nga shtetasi Ervin Lamaj,

Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi Ervin Lamaj nuk posedon leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi i automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.