Një 23-vjeçar, banues në Durrës i shpallur në kërkim, është ndaluar nga policia e qytetit të Korçës ditën e djeshme.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u ndalua shtetasi S.B, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 13, Durrës, (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje, kryer në bashkëpunim").
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.04.2018, në bashkëpunim me shtetasit L.G, E.D dhe B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Gjithashtu dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë" dhe "Vjedhje, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 134/2, 22 dhe 134/2, të Kodit Penal.





