Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Amarildo Gjergji, 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprën penale "Vjedhja", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.