Komisariati i policisë së Shijakut ka ndaluar shtetasin në kërkim K.Gj, vjeç 22, banues në fshatin Gjepalaj.
Mbi të riun rëndonte një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, që ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.





