Pas vizitës së modeles Ziza Pajaziti te i dënuari përjetë Laert Haxhiu në burgun e Drenovës, rikthehet në qendër të debatit çështja e “takimeve speciale” në burgje.

Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj, zbulon arsyen pse këto takime janë ndaluar në institucionin që drejtonte.

“Një burrë vrau gruan gjatë një takimi të zgjatur, duke përdorur kabullin e një freskuesi në dhomën speciale. Pas asaj tragjedie, ndaluan menjëherë,” – tha Jakaj.

Pas transferimit në burgun e Pogradecit, sipas saj, mund të jetë rishikuar ky rregull.

Rasti ka rritur shqetësimet për privilegjet që u jepen të dënuarve me rrezikshmëri të lartë në sistemin penitenciar shqiptar.