BARI, 17 mars 2013– Në Bari të Italisë është ndaluar një shtetas shqiptar për eksportim të paligjshëm të parave me vlerë 100 mijë euro.

Arrestimi i shtetasit u bë i mundur nga Guardia di Finanza. Shuma e parave ishte e ndarë në disa paketa me vlerë 5 mijë euro secila, e cila ishte fshehur në bagazhin e makinës së shqiptarit të arrestuar.

Ai po udhëtonte nga porti i Barit  në drejtim të Shqipërisë.

Sipas ligjit që hyri në fuqi në Mars të vitit të kaluar që parashikon sekuestrimin e 50% të shumës më të madhe të lejuar prej 10 mijë euro.

Për këtë arsye u konfiskuan 45 mijë euro në garanci të sanksionit që do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave brenda 180 ditëve.