Ndalohet në Durrës një 27-vjeçar në kërkim kombëtar për veprën penale "Mashtrimi".

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim  dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: S.K.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës Durrës, me vendimin Nr 547 datë 17.07.2017, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën Penale "Mashtrimi".