29-vjeçari i shpallur në kërkim R.D., banues në Durrës është ndaluar në Pikën Kufitare të Kapshticës, pasi dyshohet se në fillim të janarit të këtij viti në fshatin Dunish, Tropojë, ka vjedhur me dhunë banesën e një shtetasi.

Ndërsa në Rinas është kaluar për procedim penal shtetasi I.K, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se në aeroport iu gjetën një sasi eurosh të pa deklaruara.