Tenton të niset drejt Italisë me dokumente false, por ndalohet nga policia në aeroportin e Rinasit.

Kështu i ka ndodhur 28-vjeçares nga Durrësi Xh.K. së cilës gjatë kontrollit të dokumenteve nga policia kufitare në aeroport i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 letërnjoftim, 1 leje drejtimi automjeti, 1 kartë shëndeti dhe 1 kartë banke italiane, të falsifikuara.

E reja nga Durrësi do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për 3 vepra penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.