Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.
Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E.R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro, njofton Policia.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.





