Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim P. Frroku 53 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





