Ndalohet një shtetas gjerman në Durrës, i cili ishte në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin F. P., 42 vjeç, banues në Gjermani.

Ai është shpallur në kërkim nga shteti gjerman më datë 27.05.2022, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.