Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim.
Policia bën me dije se u ndalua I. Gjolena 41 vjeç, banues në Durrës.
Ai është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
U njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.





