Ndalohet një 52-vjeçar nga Fushë-Kruja, i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: A.T., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.





