Arrestohet në Gjermani një predikues mysliman pasi dyshohet se ai ka ndihmuar militantët e Shtetit Islamik duke rekrutuar luftëtarë dhe duke blerë e dërguar municione ushtarake Siri.

Fjala është për 35 vjeçarin Sven Lau, i cili jeton në Dusseldorf dhe deri tani mendohet se ka dërguar dy të rinj për të luftuar në Lindjen e Mesme. 

Zyra e prokurorisë federale ka bërë me dije se shtetasi gjerman është pjesë e një grupi të quajtur Jaish Al-Mhajireen wal-Ansar, që njihet për mbështetjen e treguar ndaj militantëve të ISIS.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm i Shtetit Federal, North Rhine-Westphalia Ralf Jaeger, i cili u shpreh se 35-vjeçari është një pikë referimi për ekstremistët e Lindjes së Mesme në Europë.

Sipas asaj që raportojnë burime zyrtare, aktiviteti i Sven Lau është fshehur nën petkun e një një aktivisti që mbështeste ndihmën humanitare.

Grupimi në të cilin ai bën pjesë ka komunikim të rregullt edhe me disa celula të tjera terroriste, të cilët radikalizojnë të rinj me pretekstin për të ndihmuar njerëzit që vuajnë në mbarë botën