9 korrik 2015 – Ndalohet një mjek psikiatër në Spitalin e Shkodrës, pasi kërkonte para për të kryer detyrën e tij.
Mjeku 51-vjeçar Gjon Preci u ndalua nga efektivët e Shkodrës, pas denoncimit të një 62-vjeçari, i cili ka deklaruar se mjeku i ka kërkuar lekë në këmbim të shërbimit.
Lidhur me ngjarjen janë ngritur akuza ndaj të dy personave, mjekut dhe pacientit. I pari akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa, 62-vjeçari me inicialet V.K., po hetohet në gjendje të lirë për “korrupsion aktiv ndaj personit që ushtron funksion publik”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/