4 nëntor 2015 – Ndalohet nga policia punonjësi i Gjendjes Civile në Manzë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të akteve të gjendjes civile.

Më 13 tetor të këtij viti, 45-vjeçari Gazmir Luku, banues në Manzë, ka bërë ndryshimin e emrit, mbiemrit dhe vendbanimit të një personi, i cili ishte paraqitur pa dokumentacionin përkatës në zyrat e gjendjes civile.

Për këtë rast, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nisi hetimet duke bërë të mundur ndalimin e 45-vjeçarit nga ana e specialistëve të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

/S.L. portali DurresLajm/