ITALI, 14 shkurt 2013 – Policia italiane ka prangosur një shqiptar, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Agjentët e antidrogës së vendit fqinjë kanë prangosur 30-vjeçarin shqiptar, Kreshnik Pecmarku, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar gjysëm kg, lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila ishte e fshehur në një dollap që ndodhej në tualet, raporton La Stampa. 

Prej disa kohësh policia kontrollonte lëvizjet e 30-vjeçarit, i cili shpërndante drogën në zona të ndryshme dhe gjatë ditës së sotme ai u ndalua nga karabinierët/ Sakaq, policia vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari vepronte i vetëm apo është pjesë e ndonjë bande që merret me trafikimin e drogës.