ITALI– Prej mëse një viti ishte i kërkuar në të gjithë rajonin e Ligurias pasi mbi të rëndonin dy dënime për dy akuza të ndryshme penale. Më në fund 31 vjeçarit shqiptar Lorenc Calliku i janë vënë prangat nga karabinierët.
Shqiptari akuzohet se ka rrahur mizorisht ish të dashurën e tij në Loano, ndërkohë që i duhet të vuajë edhe një vit e gjysëm burg për dëm kundër pronës.
Shqiptari i kërkuar nga policia ishte duke tërhequr një paketë cigaresh nga një distributor automatik, kur është pikasur nga karabinierët. Kur ka konstatuar praninë e forcave të rendit 31 vjeçari Calliku ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga poicia italiane.
Pas ndalimit karabinierët kanë konstatuar se mbi të riun shqiptar gjykata italiane kishte dhënë dy vendime me burg; një për rrahjen e ish të dashurës së tij në vitin 2011 dhe një tjetër për dëmtim prone në vitet 2006-2007. Tashmë Callikut do t’i duhet të kalojë 18 muaj në burgjet italiane.





