Është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, me urdhër të Prokurorit

Bëhet e ditur se ish-ministri, Spiro Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ish-ministri akuzohet për abuzime me disa donacione për komunitetin rom, duke shkaktuar një dëm rreth 30 milionë lekë. Hetimi ndaj ish-ministrit Ksera, bazuar në kallëzimin e bërë nga ministri pasardhës.

Për të njëjtën çështje mësohet se akuzohet edhe ish-drejtori i kabinetit, shtetasin Kleves Bitro.

Spiro Ksera ka mbajtur postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale në kohën e qeverisë “Berisha”.